Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > De Gea më në fund flet pas refuzimit të kontratës së United

De Gea më në fund flet pas refuzimit të kontratës së United

David de Gea refuzoi të fliste për çështjen e rinovimit të kontratës së tij me Manchester United, pasi që portieri spanjoll refuzoi ofertën e fundit të “Djajve të Kuq”.

Kontrata aktuale e De Geas me United skadon në fund të këtij sezoni, dhe United thuhet se dëshiron që t’ia ulë pagën portierit spanjoll.

Ishte raportuar muajin e kaluar se De Gea kishte refuzuar ofertën e re të United për rinovim të kontratës, por bisedimet janë ende duke vazhduar dhe besohet se spanjolli do ta vazhdojë të ardhmen në “Old Trafford”.

De Gea ka qenë te United që nga viti 2011, dhe që nga jo kohë ka arritur të bëjë 532 paraqitje për gjigantin anglez.

Duke folur për mediat para çerekfinales në Ligën e Evropës kundër Sevillas, De Gea tha:

“Është koha për tu fokusuar vetëm në ndeshje, ne duhet të luajmë shumë ndeshje radhazi. Nuk është koha për ta humbur fokusin dhe për të menduar për kontratat. Jam i gatshëm që të vazhdojë dhe të luaj në nivelin më të mirë, këtu e kam mendjen”, tha Ten Hag.

De Gea ka mbajtur portën e paprekur plot 20 herë këtë sezon në të gjitha garat për United.

/TV Arbëria

Powered by WordPress