Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Shkup, 8-vjeçari ndërron jetë pasi u sulmua nga qeni

Shkup, 8-vjeçari ndërron jetë pasi u sulmua nga qeni

Një 8-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga një qen në lagjen “Pintija” në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Tragjedia ka ndodhur pasi fëmija është afruar në oborrin ku mbahej qeni, e më pas është sulmuar, shkruan Alsat.

Fëmija me plagë të rënda është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku ka ndërruar jetë.

“Dje në orën 18:25 nga spitalin “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili edhe përkundur intervenimit të mjekëve u është nënshtruar plagëve. Për këtë rast është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

/TV Arbëria

Powered by WordPress