Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka privilegjuar disa diplomatë për t’ua mësuar njohuritë bazike në gjuhën angleze.
Udhëheqësit e departamenteve me nam në MPJD, kryesisht staf i ish-Ministrisë së Diasporës, po kryejnë kurse për ta mësuar “Present Perfect” (koha e tashme e kryer) dhe “Past Simple” (e kryera e thjeshtë).
Demokracia ka siguruar disa shkëmbime e-mailesh, ku diplomatët e privilegjuar figurojnë të jenë Ragip Zejnullahu, udhëheqës i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme, Besim Berisha, udhëheqës i Divizionit për Planifikim të Politikave, Hamdi Berbatovci, zyrtar në MPJD, Vigan Berisha, zyrtar përgjegjës për sinjalizim, Elbasane Berisha-Kryeziu, zyrtare në MPJD.
Përveç “Present Perfect” dhe “Past Simple”, diplomatët e privilegjuar po sfidohen edhe me “Present Simple (të tashmen) dhe “Present Continuous” (e tashmja e vazhduar).
/TV Arbëria