Rudi Garcia thuhet se nuk do të vazhdojë të jetë më trajner i klubit nga Arabia Saudite, Al Nassr.
Trajneri francez është hequr nga detyra për shkak të problemeve sportive të skuadrës dhe, veçanërisht, marrëdhënies së tij të keqe me lojtarët.
Momenti i ndryshimit të situatës ishte një përballje që ai pati me lojtarët e tij në dhomën e zhveshjes, rrethanë që ishte shkas për largimin e tij përfundimtar.
Përtej problemeve ekstra sportive, në fushë Rudi Garcia nuk i ka përmbushur as pritshmëritë e vendosura në projektin ambicioz të klubit saudit.
Me shtatë ndeshje para, Al Nassr është i dyti në renditje, tre pikë pas Al Ittihad, me të cilin humbën së fundmi, dhe është eliminuar në gjysmëfinale nga Superkupa e Arabisë Suadite.
Rudi Garcia ishte trajner i Al Nassr që nga vera e kaluar, kur zbarkoi në Arabi si zëvendësues i Miguel Angel Russo.
Selon Marca, Rudi Garcia aurait été démis de ses fonctions d’entraîneur d’Al-Nassr sur fond de relations compliquées avec son vestiaire et Cristiano Ronaldohttps://t.co/ekARg5A78R
— RMC Sport (@RMCsport) April 12, 2023
/TV Arbëria