Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i ka uruar ish-klubit të tij, Chelseat më të mirën në të ardhmen, por konfirmoi se nuk do të rikthehet tek ata në të ardhmen.
Ancelotti fitoi Premier Ligë dhe Kupën FA me Chelsean në vitin 2010, dhe si sezonin e kaluar, edhe këtë vit do të përballet me Chelsean në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Duke folur përpara ndeshjes, Ancelotti theksoi se ata do të luajnë kundër një skuadre të mirë, me të cilën kishin shkuar në vazhdime sezonin e kaluar.
“Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë. Është një ekip në një nivel tjetër. Në këto lloj ndeshjesh ka një motivim të madh dhe është një skuadër e nivelit shumë të lartë”, tha Ancelotti.
Italiani më pas folin edhe për homologun e tij, Frank Lampard, i cili edhe para pak ditësh në krye të “Bluve”, përcjellë KosovaPress.
“Ai është një trajner fantastik, profesionist i jashtëzakonshëm dhe në këtë rast nuk mendoj se përvoja ime do të jetë shumë e dobishme. E vërteta është se ai ka ardhur një javë më parë dhe është i vetëdijshëm se si mund të shkojnë këto lojëra. Ai do të bëjë shumë mirë me Chelsean”, theksoi ai.
Në fund ai deklaroi se nuk planifikon që të rikthehet si trajner te Chelsea.
“Unë jam një mbështetës i Chelseat, kam kaluar dy vite fantastike atje. A do të kthehesha? Jo, nuk mendoj kështu. Mendoj dhe shpresoj që Lampard do të bëjë një punë fantastike”, shtoi ai.
Ancelotti ka deklaruar në shumë raste se dëshiron të përfundojë kontratën e tij me Real Madridin, e cila skadon në vitin 2024, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me një largim në fund të këtij sezoni.
/TV Arbëria