Benfika dhe Interi do ta zhvillojnë sot duelin e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Interi udhëton në Lisbonë me qëllimin e tejkalimit të krizës së rezultateve nëpër të cilën po kalon në Serie-A, ndërsa Benfika në fundjavë u mposht nga Porto në derbin e madh portugez me rezultat 2-1.
Të dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje me mungesa të rëndësishme. Te Benfika do të mungojnë për shkak të lëndimeve Bah, Draxler dhe Otamendi, kurse Inzaghi ka humbur dyshen Hakan Calhanoglu dhe Milan Skriniar.
Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme”
Benfika (4-2-3-1): Vlachodimos; Gilberto, Verissimo, Antonio Silva, Grimaldo; Luis, Chiquinho; Aursnes, Rafa Silva, Mario; Ramos
Inter: (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Martinez.
/TV Arbëria