Akademia Amerikane e Pediatrisë ka përpiluar një listë me 5 këshilla të thjeshta për t’u ndjekur.
Duket se ka shunë gjëra që mund të bëhen gabim gjatë rritjes së një foshnjeje dhe vendosja në gjumë është njëra prej tyre. Sipas një studimi të ri të botuar në Pediatrics, në harkun kohor prej 8 vitesh më shumë se 9000 raste vdekjesh janë regjistruar në mesin e foshnjeve dhe një ndër shkaqet ka qenë vendosja e fëmijës për të fjetur në divan.
Teksa shtjellojnë faktorët e rrezikut autorët e studimit thone se ka shumë gjasa qe foshnjet të kenë qene duke fjetur me një person tjetër në divan dhe po ashtu më shumë gjasa të jenë të vendosur në pozicionin drejt ose në anën e tyre (kur mënyra më e sigurtë për të shtrirë një foshnje është ne kurriz). Studiuesit theksuan se edhe për dremitjet e lehta divani është një vend i rrezikshëm për foshnjat.
Për të minimizuar rrezikun e sindromit te vdekjes foshnjore (SIDS), Akademia Amerikane e Pediatrisë ka përpiluar një listë me 5 këshilla të thjeshta për t’u ndjekur, transmeton “Living.al”.
Gjithmonë vendoseni fëmijën për të fjetur në shpinë (Në qoftë se fëmija juaj është mjaftueshëm i madh për t’u rrotulluar në krevat mos u shqetësoni, pasi shanset për të qëndruar në një pozicion të pafavorshëm janë thuajse 0, sepse fëmija është i aftë të rrotullohet e të ndryshojë anë)
Mund t’ju interesojë gjithashtu: Mbi 70% e mamave po vendosin foshnjet në gjumë në një pozicion jo të përshtatshëm që u rrezikon jetën
Foshnjat duhet të flene në një sipërfaqe të sheshtë në një krevat fëmijësh apo bazament që përmbush standardet e sigurisë. Asnjëherë mos e vini fëmijën tuaj për të fjetur në një divan ose dyshek uji.
Nuk këshillohet vendosja e jastëkëve, lodrave apo gjërave të tjera në krevat të cilat mund të shndërrohen në burim incidenti për foshnjen.
Vendi më i sigurt për fëmijën tuaj për të fjetur eshte në një krevat fëmijësh apo mbajtese levizese (si kosh-krevat) që është në të njëjtën dhomë me ju./TV Arbëria