Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vetura zyrtare shëtit edhe në ditë pushimi për institucionet

Vetura zyrtare shëtit edhe në ditë pushimi për institucionet

Një veturë zyrtare me targa 4Z është parë në rrugën për Podujevë, përkundër faktit që të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, sot nuk punuan, pasi vazhdojnë të pushojnë për festat që i bien në ditë vikendi.

Nuk ka informata nëse personi që ngiste veturën është në punë zyrtare. Megjithatë, ajo që dihet është se sot, më 10 prill, institucionet pushojnë për 9 prillin, Ditën e Kushtetutës.

Veturat zyrtare 4Z janë vetura të gjyqësorit dhe prokurorisë së Kosovës./TV Arbëria