Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tre persona u lënduan nga rënia e ashensorit në lagjen “Emshir”

Tre persona u lënduan nga rënia e ashensorit në lagjen “Emshir”

Tre persona janë lënduar dje në në lagjen “Emshir” në Prishtinë si pasojë e rënies së një ashensori.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin.

/TV Arbëria