Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bastiset një lokal në Prizren, Policia konfiskon drogë

Bastiset një lokal në Prizren, Policia konfiskon drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bastisur një lokal në Prizren, ku tek pronari ka gjetur edhe konfiskuar një sasi e substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur më 9 prill.

“Njësite policore kanë zbatuar urdhëresën për bastisje të një lokali ku pronar është i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar gjashtë qese me mbetje të substancës narkotike të llojit kokainë (pesha nuk është përcaktuar)”, thuhet në raportin e Policisë.

Më tej, Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

/TV Arbëria