E tani që kanë kaluar gati 14 muaj nga fillimi i pushtimit rus, Kievi vazhdon të mburret me sukseset në fushëbetejë.
Kremlini ka humbur afro 200 mijë ushtarë nga fillimi i luftës, e këtë e dëshmojnë edhe shumë agjencia perëndimore të inteligjencës.
Në anën tjetër, është vullneti, organizimi i mirë si dhe armët e dhëna nga vendet perëndimore që ndihmuan ukrainasit të mbrohen me sukses nga rusët.
Sipas mediave të huaja, deri më tani kanë marrë armë në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarë, e një prej furnizuesve më të mëdhenj janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania dhe shumë vende tjera perëndimore.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq pamje nga aksionet e ushtrisë ukrainase, që tregojnë sesi po ia arrijnë ta mbrojnë vendin nga rusët.
/TV Arbëria