Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Edita Tahiri: Qeveria ka shkelur Kushtetutën, marrëveshja e Ohrit duhet të shkoj në Kushtetuese

Edita Tahiri: Qeveria ka shkelur Kushtetutën, marrëveshja e Ohrit duhet të shkoj në Kushtetuese

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ka hedhur kritika në drejtim të ekzekutivit.

Tahiri në Facebook ka shkruar se Kushtetuta është shkelur nga Qeveria e Kosovës.

Kushtetuta, sipas saj, as që përmendet në Marrëveshjen e Ohrit që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 18 mars.

“Sot Dita e Kushtetutes te shtetit tone. U shkel nga qeveria, nuk permendet ne marreveshje me serbine, madje as per asociacion dhe vetmenaxhim per pakicen serbe. Marreveshja duhet te shkoj ne Gjykaten Jushtetuese”, ka shkruar ajo në Facebook.

/TV Arbëria

Powered by WordPress