Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Krasniqi: Sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe ministra që kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese

Krasniqi: Sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe ministra që kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar Ditën e Kushtetutës në 15-vjetorin e ratifikimit të saj.

Ai ka thënë se Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Kosovës dhe pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë së Kosovës.

Sipas Krasniqit, 15 vjet pas Kosova ka një Qeveri e kryeministër që shpeshherë kanë marrë veprime anti-kushtetuese dhe “kanë tentuar ta cenojnë integritetin e institucioneve të drejtësisë”.

“Për fat të keq, sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese, nga përpjekja për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërhyrja e MASHTI-t në kompetencat e nivelit lokal, si dhe cenimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, e një varg shkeljesh tjera që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese”, shkroi ai në Facebook.

Krasniqi u shpreh i bindur se partia e tij do të mbetet e përkushtuar ta mbrojë dhe ruaj këtë akt thelbësor të shtetësisë së Republikës, duke denoncuar çdo veprim që bie ndesh me dispozitat themelore dhe rendin tonë kushtetues.

/TV Arbëria

Powered by WordPress