Deliu-Kodra nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” teksa kujtoi këtë ditë të rëndësishme për Kosovën, përmendi edhe një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë thoshte se kush e shkel kushtetutën është “super-kriminel”.
“Sot 15 vjet më parë u ratifikua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, akti më i rëndësishëm juridik në vend. Të gjithë ata që shkelin kushtetutën, Albin Kurti i pati quajtur me një term jo fort të lehtë “Kush e shkel ligjin është kriminel, ndërsa ata që e shkelin kushtetutën janë super-kriminel”, ishte përshkrimi i Kryeministrit”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Sot 15 vjet më parë u ratifikua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, akti më i rëndësishëm juridik në vend.
Të gjithë ata që shkelin kushtetutën, Albin Kurti i pati quajtur me një term jo fort të lehtë “Kush e shkel ligjin është kriminel, ndërsa ata që e shkelin kushtetutën janë super-kriminel”, ishte përshkrimi i Kryeministrit.
Ndërkohë që, Qeveria e Vetëvendosjes do të mbetet në historinë politike të Kosovës si Qeveria që u tregua shumë herë e “pamëshirshme” ndaj Kushtetutës.
Ishte pikërisht ky kryeministër bashkë me ekipën e tij që “vunë këmbën” shumë herë mbi Kushtetutën e Kosovës.
/TV Arbëria