Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndërron jetë një fëmijë në Vushtrri

Ndërron jetë një fëmijë në Vushtrri

Një fëmijë ka ndërruar jetë dje në komunën e Vushtrrisë. Sipas Policisë, dyshohet se viktima është plagosur nga një armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek.

“Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar.”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti është duke u hetuar.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

/TV Arbëria