Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu.
Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të shënojnë rritje ë lehta, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë rreth 10 gradë Celsius.
“Parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, ka bërë të ditur IHMK.
/TV Arbëria