Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur sot se Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuara aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore.
Mehaj në një postim në Facebook shkruan se ky aktivitet gjithashtu shërben në funksion të testimit dhe ngritjes profesionale të Forcës në ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile (MUAC) sipas mandatit dhe misionit të Forcës.
/TV Arbëria