Sulmi terrorist në Tel Aviv që la 7 të plagosur dhe një viktimë është dënuar nga Shqipëria.
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria mbështet rrugën e paqes dhe bashkëpunimit, ndërsa dënon autorët për sulmin terrorist.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, tha Rama.
Një 45-vjeçar drejtoi një makinë përgjatë shëtitores së plazhit të Tel Avivit, duke goditur disa këmbësorë, ku 7 mbetën të plagosur dhe një turistë italian humbi jetën.
/TV Arbëria