Ermal Krasniqi po mahnit me formën e tij në Rumani. Kjo ka bërë që të rritet interesimi edhe nga klubet e njohura evropiane.
Së fundmi ai shënoi gol në fitoren minimale të Clujit ndaj Arges, duke ndihmuar skuadrën e tij të kalojë në gjysmëfinale të kupës.
Për Krasniqin ky ishte goli i parë në këtë garë, teksa ka realizuar edhe nëntë herë dhe ka katër asistime në kampionatin rumun gjatë këtij sezoni.
Njëri nga donatorët e klubit, Ioan “Nelutu” Varga, në një intervistë për mediumet rumune, ka konfirmuar se për Krasniqin tashmë ka tri oferta.
TV Arberia