Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > GAP, Malisheva në mesin e dy komunave më të mira në Kosovë

GAP, Malisheva në mesin e dy komunave më të mira në Kosovë

Instituti GAP sot ka publikuar raportin vjetor lidhur me përmbushjen e investimeve kapitale nëpër komuna ku Malisheva është në mesin e dy komunave më të mira në Republikën e Kosovës, që ka realizuar 100% të investimeve kapitale.

Ndërkaq i pari i Malishevës, Ragip Begaj i ka falënderuar të gjithë bashkëunëtorët dhe qytetarët e kësaj komune për suksesin e arritur.

”U jam mirënjohës e falënderues gjithë qeverisjes lokale, asambleistëve, por mbi të gjitha qytetarëve tanë që janë më meritorët për këtë sukses të Komunës sonë” ka shkruar Begaj. /TV Arbëria