Debati dhe akuzat në mes ministrit të Kulturës, Hajrullaj Çeku dhe deputetit të LDK-së, Armend Zemaj ka sërish në seancën e sotme të Kuvendit. Derisa Çeku i tha Zemajt se është gënjeshtar, ky i fundit i tha ministrit se është hajn.
Debati nisi për ekspertin që paguhet nga ministria e Kulturës në vlerë 5500 euro, për të cilin ministri tha se nuk është këshilltarë politikë, i emëruar nga ai por është konsulent profesional.
Çeku: Kur nuk ka argumente, zëvendësohen me gënjeshtra dhe me ofendime ku degjeneruat
“Fatkeqësisht vetëm është rritur lista e gënjeshtrave, domethënë aty ku nuk ka argumente ato zëvendësohen me të pavërteta, dhe me ofendime ku degjeneruat para pak minutash. Kjo është e pa pranueshme zoti deputet“, tha ai.
Kurse, deputeti Zemaj tha se cili është luksi me pagu një këshilltar 5500 euro në muajt.
Zemaj: Dil para Kuvendit të Kosovës, hajn
“Edhe një herë po ta bëj pyetjen, Kosova ime e dashur, deputet, cili është luksi 5500 euro me pagu një këshilltar në muajt, tregoma rezultatin e tij, taksat e mija, taksat e juaja, taksat e qytetarëve të Kosovës, cila është gënjeshtra, a më e madhe është hajnia me fakte apo neve këtu që po thua po supozoni. Dil arsyetoje këtë, dil para Kuvendit të Kosovës, hajn“, tha ai.
/TV Arbëria