Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tahiri: Kosova s’heq dorë nga njohja e Serbisë për shkak të dështimit të Osmanit dhe Kurtit

Tahiri: Kosova s’heq dorë nga njohja e Serbisë për shkak të dështimit të Osmanit dhe Kurtit

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova nuk heq dorë nga njohja e njohja e Serbisë, ndonëse këtë, sipas tij, e kanë bërë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. 

Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se qytetarëve serb në Kosovë po u imponohet vullneti i Beogradit, mirëpo se “Kushtetutshëmeria e Kosovës është ajo që duhet të ketë rëndësi”.

“Është krejt e parëndësishme çka thotë Vuçiqi për Kosovën. Është shumë e rëndësishme Kushtetutshëmeria e Kosovës. Te ne nuk mund të imponohet vullneti i Beogradit”.

“Qytetarët që jetojnë në Kosovës janë peng i politikave të Beogradit, ata nuk guxojnë të jetojnë në shoqëri multietnike, ata janë të frikësuar nga politikat e Beogradit, qoftë në mos marrjen e targave të Kosovës, pastaj frika për t’u integruar në shoqëri multietnike”, tha Tahiri.

“Kosova nuk ka hequr dorë nga njohja, por ka hequr dorë kryeministri Albin Kurti. Ne nuk do të heqim dorë nga dështimet e liderëve, siç është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Ne nuk heqim dorë nga një njohje e tillë që pastaj do t’i hapë rrugën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, tha Tahiri.

Ai ka informuar edhe për punën e komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore, ku është edhe kryetar.

“Dje përfundimisht ka votuar komisioni për reformën zgjedhore. Gjatë gjithë kohës zgjedhjet në Kosovës janë monitoruar nga vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe duhet të adresohen të gjitha rekomandimet. Ka pasur edhe propozime të partive politike të cilat të gjitha bashkë janë drejtuar në mënyrë unanime. Gjatë këtij procesi kemi pasur bashkëpunim të mirë me zyrën e Bashkimit Evropian, Ambasadën Amerikane, Ambasadën e Mbretërive të Bashkuara”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress