Konferenca e dytë e investitorëve “Prishtina 2030”, VV-ja i shfaq pamjet e investimeve me logo të filmave vizatimor

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një aksion simbolik...

Osmani e publikon një fotografi nga New Yorku, atje e përfaqëson Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një fotografi...

Prokuroria Speciale interviston Dejona Mihalin

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vitia: Mbetet synim përmirësimi i shërbimeve mjekësore

Extra AL PVC

Ministria e Shëndetësisë e ka për synim të vazhdueshëm përmirësimin e qasjes dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e saj.

Kështu u tha në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë me OBSh-nw për shënimin e Ditës Botërore të Shëndetësisë e cila këtë vit me temën “Shëndet për të gjithë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se synim i kësaj ministrie është ruajtja dhe përparimi i shëndetit duke promovuar jetesën e shëndetshme.

Duke fol për investimet në shërbimet mjekësore, Vitia tha se mbetet shqetësues fakti se për shkak të gjendjes sociale, një pjesë e qytetarëve nuk kanë qasje në shërbimet shëndetësore.

Vitia: Synim mbetet përmirësimi i qasjes dhe përballueshmërisë së shërbimeve mjekësore

“Në Kosovë synim i vazhdueshëm i MSh-së mbetet përmirësimi i qasjes dhe përballueshëmërisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor, përkatësisht mbulimi shëndetësor universal me shërbime shëndetësore. Synim po aq i rëndësishëm i MSh-sw bazuar në strukturën demografike të popullatës në radhë të parë është ruajtja dhe përparimi i shëndetit duke promovuar jetesën e shëndetshme. Në vazhdimësinë e përpjekjeve për të ngritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet e shërbimit, Qeveria ka rritur buxhetin këtë vit për sektorin publik shëndetësor dhe atë për barna, investime kapitale dhe burime njerëzore….Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të trajtuar pabarazitë dhe shkaqet themelore të tyre, jemi në proces dhe do të vazhdojmë rritjen e investimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor në mënyrë që qytetarët të kenë sa më shumë qasje dhe sa më shumë shërbime”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenien Sociale, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku theksoi si nevojë riorganizimin për shërbimet shëndetësore.

Mulhaxha- Kollçaku: Pak investime, por me riorganizim mund t’i zgjidhim disa probleme

“Ne duhet të pajtohemi se nëse të gjithë kontribuojmë nga pak ne do t’i evitojmë faktorët e riskut ata gjenetik, ambiental e ekonomik e gjithë ndotja globale, prandaj gjithë këto objektiva e qëndrueshëm që janë 17 prekin shumë prej këtyre çështjeve që ne si shtet duhet ta kemi vëmendjen duke përfshirë eliminim e varfërinë e pabarazinë sociale… Edhe pa investime të mëdha thjesht me riorganizim të punës aty disa prej problemeve mund të tejkalohen”, u shpreh ajo.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Shëndetin Publik, Naser Ramadani u shpreh se qëllimi i shënimit të kësaj dite është vetëdijesimi për veprimet urgjente për një planet të shëndetshëm.

Ramadani u shpreh se në Kosovë programi i zgjeruar i imunizimit ka prioritet të lartë dhe i bazuar në të gjitha rekomandimet e OBSH-së.

Ramadani: Në Kosovë programi i zgjeruar i imunizimit është program me prioritet të lartë

“Në Kosovë programi i zgjeruar i imunizimit është program me prioritet të lartë, MSh ka miratuar politikat e imunizimit, planet për sigurimin e vaksinimit dhe materialit tjetër të hartuar dhe implementuara nga IKSHP dhe të gjitha programet e miratuara dhe vetë ndryshimet duke përfshirë edhe kalendarin e vaksinimit bëhen në përputhshmëri me rekomandimet e OBSH dhe në vijë me politikën e miratuar nga MSh”, theksoi ai.

Shefi i Zyrës së OBSh-së në Prishtinës, Oleksandr Martynenko u shpreh se secili qytetar duhet të ketë mundësi të barabartë për të qenë i shëndetshëm, të trajtohet kur të ketë nevojë dhe po ashtu për të parandaluar sëmundjet.

Ai në emër të OBSh-së dha edhe disa porosi duke bërë thirrje për përdorim sa më të ulët të antibiotikëve si dhe rritje të shkallës së vaksinimit.

Martynenko: Antibiotikët nuk trajtojnë COVID, nuk trajtojnë gripin

“Porosia numër një është që parandalimi është gjithmonë më i mirë sesa trajtimi, pra brenda kapaciteteve tona për të ngrënë ushqime të shëndetshme për të ngrënë më shumë ushqime vegjetariane për të qenë fizikisht aktiv dhe për të pas një jetë të shëndetshme. Porosia numër 2 që është relevante për Kosovën dhe unë e përkrah vendimin që është marr dy javë përpara së pari duhani do t’iu bëjë më të varfër dhe pastaj ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme do t’iu vras juve….Vetëm profesionistët e kujdesitë shëndetësor që kanë përfunduar trajnimet duhet dhe mundet të përshkruaj medikamente dhe të jap diagnozën natyrisht do të kemi zakon për ta bërë sa më shpejt por me shëndetin nuk ka shpejt dhe papastër. Mesazhi numër 4 antibiotikët nuk trajtojnë COVID, nuk trajtojnë gripin, nuk trajtojnë dhimbjet e fytit apo gripin e shpezëve zakonisht trajtojnë infeksioneve bakteriale”, u shpreh ai.

Krahas shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, sot më 7 prill përkon edhe 75 vjetori i Organizatës Botërore të Kosovës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Konferenca e dytë e investitorëve “Prishtina 2030”, VV-ja i shfaq pamjet e investimeve me logo të filmave vizatimor

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një aksion simbolik...

Osmani e publikon një fotografi nga New Yorku, atje e përfaqëson Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një fotografi...

Prokuroria Speciale interviston Dejona Mihalin

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është...

Tentim grabitje në Klinë, personi që ishte në vendin e punës lëndohet me thikë nga të dyshuarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një...

Konferenca e dytë e investitorëve “Prishtina 2030”, VV-ja i shfaq pamjet e investimeve me logo të filmave vizatimor

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një aksion simbolik para nisjes së konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”. Ata kanë kundërshtuar reformimin e Prishtinës...

Osmani e publikon një fotografi nga New Yorku, atje e përfaqëson Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një fotografi nga New Yorku, ku po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes...

Prokuroria Speciale interviston Dejona Mihalin

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale. Tëvë1 mëson se intervistimi i saj ka nis nga ora...