Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > ​Diskutimi për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti vazhdon sot

​Diskutimi për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti vazhdon sot

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës do të vazhdojë sot.

Ajo pritet të fillojë sot prej orës 13:00.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se janë edhe rreth 12-13 deputetë që janë lajmëruar për të marrë fjalën,e po ashtu edhe disa ministra.

Ndërkaq të enjten, gjatë debatit, kryeministri Kurti foli para deputetëve për sukseset që sipas tij kanë arritur deri tani, ndërsa deputetët opozitarë e kritikuan shefin e qeverisë për dështim në qeverisje.

Gjatë seancës e morën fjalën edhe ministrat e kabinetit qeveritar, ku renditën para legjislativit, siç thanë ata, të arriturat gjatë këtyre dy viteve.

/TV Arbëria

Powered by WordPress