Trajneri i përkohshëm i Tottenhamit, Christian Stellini ka akuzuar ish-lojtarët e londinezëve për mungesë respekti ndaj klubit, pasi që Harry Kane mori kritika të shumta për pjesën e tij në kartonin e kur ndaj Abdoulaye Doucoure, në barazimin 1:1 ndaj Evertonit.
Kapiteni i Anglisë u kritikua nga disa persona për reagimin e tij kur Doucoure vendosi dorën e tij në fytyrën e Kane, gjatë ndeshjes në kuadër të Premier Ligës të hënën që lamë pas.
Kane u rrëzua në fushë duke e mbajtur fytyrën e tij, pasi që Doucoure u ndëshkua me karton të kuq.
Në një konferencë për media sot, Stellini tha: “Mendoj se është e çuditshme që disa ish-lojtarë thanë gjëra të gabueshme për Harryn. Ata janë ish-lojtarë dhe e dinë diferencën mes asaj për të shikuar diçka ngadalë dhe për ta përjetuar atë në jetë reale”, tha Stellini.
“Edhe trajneri i Evertonit, Sean Dyche tha që ishte karton i kuq i pastër. Ndoshta ata e respektojnë Harryn por jo edhe Tottenhamin”, tha më tej Stellini.
Ndeshja e radhës për Stellinin dhe Tottenhamin është këtë të shtune, kundër skuadrës së Brightonit, e cila po bënë presion vazhdimisht për një vend në Top 4./TV Arbëria