Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > ATK-ja 32.8 milionë euro të hyra më shumë se viti i kaluar vetëm për periudhën janar-mars

ATK-ja 32.8 milionë euro të hyra më shumë se viti i kaluar vetëm për periudhën janar-mars

Të hyrat tatimore nga janari deri me 31 mars 2023 kanë shënuar rritje për 32.8 milion euro apo 18.5% më shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shuma e përgjithshme e të hyrave të mbledhura për këtë tremujor është gjithsej 210.4 milion euro, ku kemi më shumë të hyra të mbledhura për 6.2 milion euro krahasim me planin për këtë periudhe.

Faktorët të cilët kanë ndikuar rritjen e të hyrave,  janë reformat e shumta të cilat ka ndërmarr ATK vitet e fundit, siç janë konsolidimi i funksionit në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore, digjitalizimin e 100% të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, projektet e përmbushjes tatimore etj.

Veç këtyre, indikacion i rëndësishme në rritjen e të hyrave tatimore janë edhe mekanizmat e dizajnuar në rritjen e llogaridhënies nga ana e stafit, e cila edhe është vlerësuar së fundi nga raportet e organizatave ndërkombëtare – FMN, UNDP etj.

Institucioni i ATK-së do të vazhdoj me intensitet të shtuar rritjen e aktiviteteve në teren, me qellim të implementimit të planit operativ dhe planit të përmbushjes për vitin 2023 drejtë realizimit të synimeve të saj, por të arritur këto synime çdoherë do të ketë nevojë për partneritet me qytetarët, për rastet me të cilat hasen në parregullsi tatimore.

Andaj, përmes kësaj komunikate njoftojmë se çdo raportim përmes linjës pa pagës 0800 80 800 do të mbetet konfidencial.

/TV Arbëria

Powered by WordPress