Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka thënë kryeministrit Albi Kurti se po themelon autonominë territoriale për komunat me shumicë serbe, që është shkelja më e rënd që i bën qytetarëve të Kosovës, Kushtetutës dhe vullnetit politik të shprehur në vend.
Ai në seancën ku po diskutohet puna dy vjeçare e Qeverisë, ka thënë se miratimi i ligjeve anti-kushtetues siç është ligji për prokurorinë, është përgjegjësi dhe dështim i juaji. Gashi ia përmendi Kurtit deklaratat e tij se nuk do të dialogojë me Serbinë pa kërkimfalje, pa u përgjigjur për të pagjeturit, por që ndryshoi qëndrimet dhe jo vetëm që shkoi por edhe arriti marrëveshje të dëmshme për vendin.
Gashi: Ju kryeministër po themeloni autonominë territoriale për komunat me shumicë serbe
“Tash po e themeloni asociacionin në kundërshtim me Kushtetutën dhe po shkoni përtej asaj çka është dialoguar dhe arritur ndonjëherë, ju zoti kryeministër po themeloni autonominë territoriale për komunat me shumicë serbe. Kjo autonomi territoriale dhe vetëqeverisëse për komunat me shumicë serbe, e paraparë në nenin 7 të marrëveshjes është shkelja më e rënd që i bëni qytetarëve të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës dhe vullnetit politik të shprehur në këtë vend. “, tha ai.
Gashi tha se kur flasim për ekonominë, Kurti harron ta përmend ngritjen e tatimit në pronë, të cilin nuk e ka premtuar por që e ngritu duke vështirësuar jetën qytetarëve.
/TV Arbëria