Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prishtinë, arrestohet një person i kërkuar, i dënuar me katër vjet burgim

Prishtinë, arrestohet një person i kërkuar, i dënuar me katër vjet burgim

Një 57-vjeçar, i kërkuar, i cili ishte i dënuar me 4 vjet burgim u arrestua sot në fshatin Makovc të Prishtinës.

Policia informoi se S. M pas arrestimit, u dërgua në vuajtje të dënimit.

“Në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Makovc të komunës së Prishtinës, arriti të arrestoj personin e kërkuar; S. M, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me katër vite burgim.”, bëri të ditur Policia.

/TV Arbëria