Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gashi përplaset me Muratin për të hyrat e komunave: S’ka me pasë normalitet në Kuvend

Gashi përplaset me Muratin për të hyrat e komunave: S’ka me pasë normalitet në Kuvend

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë pasur një përplasje për të hyrat vetanake të komunave.

Gashi tha se si parti politike s’do të lejojnë të ndodhë në Kuvend meqë të hyrat vetanake të komunave janë të rregulluara me ligj dhe Kushtetutë.

“Si GP e kemi dhënë kontributin tonë edhe për ligjin për buxhetin. Qysh po e interpreton ministri është e padrejtë. Në paaftësinë e tij të menaxhimit të çështjes, po tenton të prekë në mënyrë të drejtpërdrejt atë që është e paprekshme. Ligjin për vetëqeverisje lokale. Kushtetuta parasheh vetëqeverisjen lokale dhe autonominë financiare. Të hyrat vetanake janë të paprekshme dhe s’ka shans dhe në asnjë formë, asnjë rrethanë të hyrat vetanake të merren. Vetëqeverisja lokale është shumë specifike në Kosovë. Financat lokale rregullohen me ligj”.

Gashi pati një thirrje për ministrin e Financave Hekuran Murati.

“Po ju lus të mos bëni kësi skena, se po na detyroni. Nuk do të kalojë asnjë ligj ndërkombëtar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare. S’ka me pasë normalitet mo”.

Në replikë Murati tha se nëse e bën këtë e shkel Ligjin për Buxhetin.

“Konsideroj që tashmë debati për këtë çështje kishte përfunduar në seancën për buxhetin. Nëse keni pasë problem si GP që ta përktheni atë që keni menduar. S’mund ta shkelim ligjin e buxhetit”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress