Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Voziti 104 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 – gjilanasit i merret patentë shoferi

Voziti 104 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 – gjilanasit i merret patentë shoferi

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar për një rast kundërvajtje në trafik.

Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se në fshatin Llabjan ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e katër (104) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria