Chelsea po vazhdon të punojë fuqishëm në gjetjen e një trajneri të ri për ta marr drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Graham Potter.
Londinezët deri më tani janë lidhur me Nagelsmann dhe Enriquen me të cilët bisedimet po vazhdojnë, por tashmë në horizont është future edhe Antonio Conte.
Italian u largua së fundi nga Tottenhami për shkak të rezultateve jo të mira, ndërsa në të kaluarën ka qenë në stolin e Chelseat dhe mund të rikthehet sërish aty.
Sipas “The Independent” , Chelsea po shikon një rikthim shokues të iContes si trajner të tyre i ri për sezonin e ardhshëm.
Në raport thuhet se ka pasur kontakte fillestare mes ndërmjetësve, me një takim të drejtpërdrejtë që mund të ndodh së shpejti.
Ndërkohë, është raportuar se “Blutë” janë në bisedime edhe me anglezin Frank Lampard për t’ia besuar skuadrën deri në fund të këtij sezoni.
/TV Arbëria