Dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sportit janë nënshkruar sot ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me dy komitetet, atë Olimpik dhe Paralimpik të Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar nga MKRS, thuhet së në takimin që u zhvilluar ndërmjet presidentit të Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi dhe presidentes së Komitetit Paralimpik,Njomza Emini me zëvendësministren e sportit, Daulina Osmani, u bisedua për zhvillimin e aktiviteteve të komiteteve përgjatë vitit 2023.
Masovizimi i sportit, organizimi dhe pjesëmarrja në gara, reprezentimi i shtetit dhe ngritja e kapaciteteve administrative janë disa nga aktivitetet e dy organizatave kyçe për sportin në Kosovë./TV Arbëria