Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Arrestohet në Skenderaj një person i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë

​Arrestohet në Skenderaj një person i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Skenderaj.

Policia ka bërë të ditur se arestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të ndodhur në fshatin Rezallë me një shufër metali ka sulmuar viktimën mashkull.

“Si pasojë e lëndimeve viktima i moshës 67 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit E .A., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor”, njofton policia./TV Arbëria