Kongresi i UEFA-s në Lisbonë e ka konfirmuar Aleksander Ceferin si president edhe për katër vite të tjera.
Kongresi i 47-të i UEFA-s, i mbajtur sot në Lisbonë, e ka rizgjedhur unanimisht Aleksander Ceferin si president të UEFA-s për periudhën 2023-2027.
Në fjalën e tij, Ceferin, i cili ishte kandidati i vetëm për pozitën e presidentit, falënderoi delegatët për mbështetjen e treguar drejt tij.
“Është një nder i madh por veçanërisht një përgjegjësi e madhe drejt futbollit. Do ta jam më të mirën nga vetja që të mos dëshpëroj”, tha Ceferin.
Ceferin, 55 vjeçar, ka qenë në krye të UEFA-s që nga viti 2016, kur ai zëvendësoi francezin Michel Platini.
/TV Arbëria