Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Krasniqi e bën “fajtor” ShBA-në dhe Britaninë e Madhe për agresionin rus në Ukrainë

Krasniqi e bën “fajtor” ShBA-në dhe Britaninë e Madhe për agresionin rus në Ukrainë

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, i ka bërë fajtorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe për agresionin rus në Ukrainë.

Duke cituar ish-presidentit amerikan, Bill Klinton se ka qenë kryesori për largimin e armëve bërthamore nga Ukraina, Krasniqi pretendon se është “mashtruar”, pasi sipas tij me këto armë Rusia nuk do të guxonte ta sulmonte Ukrainën.

Krasniqi ka thënë se Ukrainës i janë dhënë premtime, pa garancione, teksa konsideron se ajo marrëveshje është tradhti ndaj Ukrainës.

Postimi i plotë i tij:

Këto ditë ish presidenti Bill Klinton ka deklaruar kështu: “ Ndihem personalisht përgjegjës sepse i kam shtyrë të pajtohen të heqin dorë nga armatimi i tyre bërthamor. Dhe askush nga ata nuk beson se Rusia do ta bënte këtë sulm po qe se Ukraina do të kishte ende armët e saj.”

Në tekstin tim me titull “STRATEGJIA E PERËNDIMIT PËR TË LËNË PUNËT PËRGJYSMË”, (Shenja, 19 prill 2022) e kam trajtuar këtë problem me këto fjalë:

“Marrëveshja e Budapestit e vitit 1994, ndërmjet Rusisë e Ukrainës, e garantuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, do të duhej ta kishte një klauzolë që dorëzimi i arsenalit bërthamor të kishte si kompensim anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Por, nuk e ka pasur. Ukrainës i janë dhënë premtime, pa garancione. Rrjedhimisht ajo marrëveshje është tradhti ndaj Ukrainës, sepse ia kanë hequr nga dora arsenalin bërthamor, të cilin po ta kishte sot, Rusia nuk do të guxonte kurrë ta sulmonte. E mbetur në gjysmë të rrugës së anëtarësimit në BE dhe NATO, sot Ukraina është viktimë e agresionit barbar rus dhe e kërcënuar me rikthim nën tutelën ruse, ose me copëtim të vendit.”

/TV Arbëria

Powered by WordPress