Krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) do të jenë pjesëmarrës të Asamblesë së Përgjithshme të FIBA Evropës.
Presidenti i FBK-së, Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku marrin pjesë në këtë Asamble.
Asambleja e Përgjithshme zhvillohet më datat 19 dhe 20 maj në Munih të Gjermanisë, ku krerët e FBK-së përfaqësojnë Kosovën.
Fetahu është anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) ndërsa Dushku është anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https://www.facebook.com/kosovobasketballfederation/posts/pfbid031ChmALcbTtktrGNGhAgK9fXCTSN5duwDctBM44PYoHjLqnbZioDW9ca2zuoHCeeel&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”826″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>
/TV Arbëria