Blog Post

Arbëria TV > Siguri > AKI ka informacion se në Rashkë po bëhen stërvitje për destabilizimin e veriut, Musliu jep detaje

AKI ka informacion se në Rashkë po bëhen stërvitje për destabilizimin e veriut, Musliu jep detaje

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka informacione që të Rashkë të Serbisë po zhvillohen stërvitje që qëllim kanë destabilizimin e veriut të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Këtë informacion Musliu tha se ua ka dhënë drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti që raportoi të mërkurën në këtë Komision.

“Nga drejtori u njoftuam rreth gjendjes së sigurisë në vend. Drejtori na raportoi në detaje për punë dhe aktivitet e tij. Ky ishte një raportim i rregullt, por fokusi ishte në gjendjen e sigurisë ne veri të vendit ku tash edhe jemi në prag të zgjedhjeve. Gjendja e sigurisë në Kosovë konstatohet të jetë stabile në përjashtim të katër komunave në veri të vendit ku ka tendenca për destabilizim”.

“E ashtuquajtura Mbrojtja Civile në bashkëpunim edhe me Listën Serbe atje në vazhdim kanë aktivet në veri të vendit. Pjesëtarët e kësaj organizate po trajnohen në Rashkë për veprime desatbilizuese në Kosovë, atje vazhdon diegia e veturave të qytetarëve me targa RKS. Po ashtu linçimin dhe presioni është rritur ndaj personave që nuk i binden Listës Serbe. Prandaj si shtet duhet të përgatitemi për çdo provokim të situatës që mos të na zë në befasi. AKI po e kryen punë me sukses dhe e ka përkrahjen e Komisionit për veprime konkrete. Unë flas zyrtarisht si institucion, është e konfirmuar janë duke u stërvitur në Rashkë që mund të merren në veri të Kosovës, ka stërvitje gjuajte me armë, taktizim”.

/TV Arbëria