Chelsea është në kërkim të një trajneri, pas shkarkimit të Graham Potter.
“Blutë” e Londrës e shkarkuan Potter pas humbjes 2:0 nga Aston Villa në “Stamford Bridge”.
Që nga vikendi i kaluar, prioriteti i Chelseat për ta zëvendësuar Potter është trajneri gjerman, Julian Nagelsmann.
Bisedimet mes Chelseat dhe Nagelsmann veçse kanë filluar, ndërsa gazetari i njohur, Fabrizio Romano bën të ditur se kontaktet mes dy palëve do të vazhdojnë edhe sot, në mënyrë që të merret një vendim, pasi që Nageslmann është favoriti kryesorë për punën e trajnerit te londinezët.
Po ashtu, në listën e trajnerëve që dëshiron Chelsea është edhe spanjolli, Luis Enrique.
Ndërkaq, nuk ka kontakte me Titen, Spallettin ose De Zerbin pavarësisht spekulimeve.
/TV Arbëria