Rusia e sheh Bashkimin Evropian si një shoqatë armike, tha ministri i Jashtëm Sergej Lavrov.
“Bashkimi Evropian e humbi Rusinë. Por është faji i saj. Në fund të fundit, vendet anëtare të BE-së dhe vetë liderët e Bashkimit flasin hapur për domosdoshmërinë e shkaktimit të, siç thonë ata, një disfate strategjike ndaj Rusisë. Për këto arsye ne besojmë se BE-ja është një shoqatë armiqësore”, ka theksuar Lavrov, raporton RIA Novosti.
Ndër arsyet e tjera për qëndrimin e Moskës, Lavrov përmendi siç tha ai dërgimin e municioneve dhe armëve, si dhe instruktorëve dhe mercenarëve në Ukrainë.
/TV Arbëria