Ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka qenë duke u konsultuar me avokatë në Kullën Trump në Nju Jork, ndërsa përgatitet të përballet këtë të martë me akuza penale.
Trump ka qenë nën hetim për një transfertë bankare prej 130,000 dollarësh (105,000 £) nga ish-avokati i tij, Michael Cohen, te ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, shkruan BBC.
Në lidhje me ngjarjen, avokati i Trumpit, Joe Tacopina, tha se klientit të tij nuk do t’i vihen prangat kur do të marrë pjesë në seancën gjyqësore.
Masat shtesë të sigurisë janë vendosur me autoritetet që presin protesta jashtë gjykatës së Manhattan sot.
/TV Arbëria