Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar zgjedhjet e djeshme presidenciale në Mal të Zi, për çka ka thënë se me humbjen e ish-presidentit, Milo Gjukanoviq ka fituar versioni i Serbisë së madhe dhe ai i botës ruse.
Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë të Kuvendit, Hoxhaj tha se ajo çka ka ndodhur në Mal të Zi është një fazë e re e politikës rajonale.
Hoxhaj: Ajo çka ka ndodhur në Mal të Zi është një fazë e re e politikës rajonale
“Ajo çka ka ndodhur në Mal të Zi është një fazë e re e politikës rajonale, ku nuk ka dyshim se ka fituar versioni i Serbisë së madhe dhe botës serbe dhe ruse. Tash pritet të shihet si do të sillet presidenti dhe qeveria e re… Zgjedhjet e djeshme ishin fundi i një ere, një epoke dhe fundi i një bashkëpunimi të cilin ne e kemi pasur me presidentin Gjukanoviq dhe ekipet e tij qeverisëse në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha ai.
/TV Arbëria