Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Golob: Ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e familjes evropiane

Golob: Ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e familjes evropiane

Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës, gjithmonë ka qenë pjesë e Evropës dhe tani është koha që të bëhet pjesë e familjes evropiane, kështu deklaroi sot kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob pas takimit me Kovaçevskin.

“Mënyra e vetme për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor është afrimi drejt Bashkimit Evropian, nuk ka tjetër mundësi, për këtë Ballkani Perëndimorë duhet të bëhet pjesë e BE-së.Kjo është mënyra e vetme për stabilizim. Sllovenia për këtë do të mundohet, jo vetëm me ndihmë teknike, por me mbështetje politike në këtë rrugë”, tha mes tjerash kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

/TV Arbëria

Themes by WordPress