Humanoidi me ngjyrë të bardhë, i quajtur Garmi, nuk duket shumë ndryshe nga një robot tipik – ai qëndron mbi një platformë me rrota dhe është i pajisur me një ekran të zi, në të cilin paraqiten dy rrathë të kaltër që veprojnë si sy.
Por, mjeku i pensionuar gjerman, Guenter Steinebach, 78-vjeçar, thotë se “për mua, ky robot është ëndërr”. Garmi jo vetëm që është i aftë të diagnostikojë pacientët, por mund të ofrojë edhe përkujdesje dhe t’i trajtojë ata./TV Arbëria