Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Arsenalit dhe skuadrës së Leeds United, e vlefshme kjo për xhiron e 29 të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Arsenali e mposhti Crystal Palace me shifrat 4:1, kurse Leeds e mposhti Wolverhamptonin 4:2.
Momentalisht, Arsenali është lider i tabelës në kuotën e 69 pikëve, krahas Leeds që zë vendin e 14′ me 26 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqiten Elneny, Nketiah, Saliba dhe Tomiyasu, kurse te Leeds mungojnë Adams, Dallas, Forshaw, Gnonto dhe Wober.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Arsenal (4-3-3): Ramsdale; Zinchenko, Gabriel, Holding, White; Xhaka, Partey, Odegaard; Martinelli, Jesus, Trossard
Leeds United (5-4-1): Meslier; Ayling, Koch, Kristensen, Strujik, Firpo; Summerville, Roca, Aaronson, Harrison; Sinisterra
/TV Arbëria