Manchester City është nikoqir i Liverpoolit për derbin që luhet në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 13:30,do të luhet në stadiumin “Etihad”.
Për këtë ndeshje Citizens do të kenë mungesën e Phil Foden, ndërsa Erling Haaland do të jete në dyshime nëse starton apo jo.
Në anën tjetër, Liverpooli ka shumë mungesa si, Thiago Alcantara, Calvin Ramsay, Stefan Bajcetic dhe Joe Gomez, që janë të lënduar, ndërsa në dyshime mbetën Luis Diaz, Darwin Nunen dhe Konstantinos Tsmikas.
Phil Foden do të jetë ashtë fushe deri në maj pasi i është hequr apendiksi në fillim të këtij muaji, ndërsa Erling Haaland është një dyshime nëse starton.
Julian Alvarez është një opsion i dobishëm për Pep Guardiolën, nëse norvegjezi nuk arrin ta nisë derbin nga minuta e parë.
Guardiola gjithashtu mund të vazhdojë me vijën e pasme me katër lojtarë, me qendërmbrojtësit John Stones dhe Nathan Ake që shfaqen në krahun e djathtë dhe të majtë, respektivisht.
It’s MATCHDAY! 🔵
The Big City Weekender starts today 🙌#ManCity pic.twitter.com/xyrQTF7Nm8
— Manchester City (@ManCity) April 1, 2023
Ndërsa te Liverpooli, Thiagonuk do të jetë në gjendje të luajë, por Luis Diaz pritet të jetë i gatshëm të luajë për herë të parë që nga tetori, pasi është rikthyer në stërvitje.
Darwin Nunez dhe Kostas Tsimikas do të vlerësohen të dy, megjithëse i pari do të nisë ndeshjen pasi nukka ndonjë lëndim serioz.
Calvin Ramsay dhe Stefan Bajcetic të dy mungojnë pjesën tjetër të sezonit për shkak të lëndimit.
Matchday in Manchester 🛣
A big week starts this afternoon 👊#WalkOn | #MCILIV pic.twitter.com/YIbfsN6c00
— Liverpool FC (@LFC) April 1, 2023
/TV Arbëria