Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales.
Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimalet do të shënojnë ulje për 3-5 gradë celsius.
Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s.
/TV Arbëria