Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, si dhe me ambasadorët e QUINT-it, ku kanë diskutuar oër dialogun Kosovë – Serbi.
Osmani përmes një cicërime në Twitter ka thënë se me ambasadorët e QUINT-it kanë biseduar edhe për sukseset e Kosovës dhe forcimin e demokracisë.
“Diskutuam zhvillimet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, shkroi Osmani në Twitter. /TV Arbëria