Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ambasada gjermane dënon djegien e veturave në veri: Dhuna nuk është asnjëherë opsion

Ambasada gjermane dënon djegien e veturave në veri: Dhuna nuk është asnjëherë opsion

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar qëndrimit të shefit të Zyrës së BE-së dhe ka dënuar aktet e djegies së veturave në veri të Republikës së Kosovës.

Rohde ka thënë se dhuna nuk është asnjëherë opsion.

“Unë kam besim të plotë që autoritetet e Kosovës do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar diplomati gjerman.

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog sot ka reaguar ashpër pas djegies së pesë veturave me targa RKS në veri të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se akte të tilla janë të papranueshme dhe duhen dënuar.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar Szunyuog.

/TV Arbëria