Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Skandali i radhës nga Gjokoviqi, i mbështet thirrjet “Kosova është Serbi”

Skandali i radhës nga Gjokoviqi, i mbështet thirrjet “Kosova është Serbi”

Tenisti serb Novak Djokoviq ka vazhduar me mbështetjen nacionaliste, këtë herë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Red Star dhe Valencias.

Gjokoviqi ishte i pranishëm në ndeshjen e basketbollit në kuadër të Euroligës, ku Red Star fitoi me rezultat 92:73 ndaj Valencias.

Sidoqoftë, ajo që zuri vëmendjen ishte gëzimi i këtij të fundit kur tifozët po vazhdonin me brohoritjet “Kosova është Serbi”.

Për një moment, Gjokoviqi u pa duke tundur kokën sikurse po e ndiente këngën e pastaj e ngriti edhe grushtin lart për të dhënë mbështetjen e tij.

/TV Arbëria

Powered by WordPress