Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qytetarit nga Prizreni i vidhet pasaporta austriake

Qytetarit nga Prizreni i vidhet pasaporta austriake

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në Prizren.

Sipas raportit të Policisë, një qytetar nga Kosova ka raportuar në Polici se ndër të tjera i është vjedhur edhe pasaporta austriake. Rasti thuhet se ka ndodhur të mërkurën.

Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.

“Prizren 29.03.2023 – NN. Ankuesi mashkull i Kosovës ka raportuar se me rastin e vjedhjes se disa gjërave personale ka vërejtur se i është vjedhur edhe pasaporta Austriake. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

/TV Arbëria